OSHEE ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme paraprake për t’u siguruar nga flakët që janë afruar shumë pranë nënstacionit në Patos.

Përmes një njoftimi, OSHEE shkruan se: “Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie. Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja.”

Qarku i Fierit është përfshirë nga 11 vatra zjarri këtë të shtunë, duke shënuar ditën më të vështirë sa i përket luftës me flakët për vitin 2023.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci, por edhe Dimal nuk ka mjaftuar për të shuar flakët që janë përhapur me shpejtësi nga era e fortë dhe pemët e pishave në pyll.

Aktualisht janë disa vatra aktive; Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë. Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza, ku pavarësisht se është kërkuar ndërhyrje nga ajëri, me errësirën e natës para, u bë e pamundur ndërhyrja.

Vatër zjarri problematike mbetet edhe ajo në Ndernënas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive. Situatë kritike kemi në Patos, ndërkohë që sipas informacioneve edhe në Drenovë Fushë, në Mallakastër, është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA