Flakët e “ferrit” bien në Fier! Zjarret, të favorizuara nga era e fortë dhe errësira, mbërrijnë në rrugën nacionale në Kolonjë
23/09/2023 19:31
Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës, vazhdojnë të shkrumbojnë hapësira të konsiderueshme bimësie në Fier.
Pamjet e mësipërme të siguruara nga Top Channel vijnë nga Kolonja e Fierit. Flakët duket se kanë mbërritur në afërsi të autostradës, duke djegur gjithçka gjejnë para.
Vlen të theksohet se Bashkitë Fier, Patos dhe Ballsh janë përfshirë nga zjarret përgjatë ditës së sotme, duke shënuar një ndër ditët më të vështira të këtij sezoni për vitin 2023.
Sipas raportimeve nga terreni kanë qenë të paktën 11 vatra aktive, nga të cilat aktualisht mbeten vetëm 3, dhe më problematikja është ajo e Darëzezës.
Top Channel