Një 15-vjeçar është aksidentuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Sipas policisë 15-vjeçari, i cili ishte i shtrirë në rrugë, fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë. Dhe më pas, me rëndimin e gjendjes shëndetësore, është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.

“Në vendin e quajtur “Pishat”, në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore. 15-vjeçari, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti“- thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA