Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, pasi bashkëpunuan për transportimin me 2 automjete, kundrejt 500 eurove/person, të 12 emigrantëve nga Vendet e Treta
Është finalizuar operacioni policor i koduar “Bllokada”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit E. J., 45 vjeç, banues në Kavajë dhe K. U., 32 vjeç, banues në Krujë.
Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit E. J. dhe K. U. Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.
Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel