Në “Fiks Fare”, u ankuan banorët e Hekalit, pasi rruga e re që të çon në zonën arkeologjike të Bylisit kalon midis varrezave të fshatit.

Janë rreth 90 varre, të cilat janë kthyer në shqetësim për këta banorë, pasi mund të prishen nga ndërtimi i rrugës së re. “Ne jemi dakord me ndërtimin e rrugës, por jo të na prishi varret”, shprehet njëri prej tyre.

Rruga e re që po ndërtohet për në Bylis është një projekt i miratuar rreth 9 vite më parë që po zhvillohet nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe BERZH.

Pra firmat e banorëve janë marr rreth viteve 2014, por banorët sot shprehen se nuk kanë firmosur gjë apo të jenë konsultuar me pushtetin lokal. “Kur rruga ka kaluar nëpër ullishte apo tokë, ne nuk kemi thënë gjë, ama tek varrezat nuk tolerojmë“, shprehet një tjetër banor.

Fiksi u interesua në lidhje me këtë problematikë në Bashkinë Mallakastër. Nënkryetari Zamir Malasi pohon se kanë kryer  takime me banorët, kanë marrë kontakt dhe me Autoritetin Kontraktor që po zhvillon projektin, me FSHZH  duke  kërkuar një zgjidhje që të jetë komfort për banorët, por dhe për  zhvillimin e projektit.

Pra, ata kanë rënë dakord se rruga në varreza do të zgjerohet deri në atë masë që nuk prek asnjë varrë. Por projekti duhet të përfundojë. Pyetjes së Fiksit për një devijim të mundshëm nënkryetari sqaron se është procedurë tjetër dhe që kërkon shumë kohë, vite të tëra. Por, Malasi thekson se rruga kalon në gjurmën e rrugës ekzistuese. “Qëndrimi ynë si institucion është që ky projekt të zhvillohet dhe zgjerimi u rrugës të jetë deri në atë largësi që nuk preket asnjë varr. Dhe nëse ka edhe  problematikën më  të vogël, absolutisht do të jetë detyrim i subjektit për ta sistemuar”, përfundon nënkryetari Bashkisë Mallakastër.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA