“Nuk ke këllqe të më mbash”/ Gabriela e refuzoi, Herrisoni ikën me nerva nga takimi: Jam materialiste, dua Rolex dhe Cartier

22/09/2023 18:50

I paparashikueshëm, ky është epiteti i vetëm që mund t’i vendosim takimit mes Gabrielës dhe Herrisonit në këtë episod të pestë të Për’puthen.

Çifti jo vetëm që nuk u përputhën, por Gabriela me natyrën e saj të drejtpërdrejtë ka lënë gojëhapur djemtë, shumica e të cilëve nuk e vlerësuan fare natyrën e saj materialiste.

Gjithçka nisi gjatë takimit mes dyshes. Gabriela e refuzoi Herrisonin me idenë se ai nuk i jep aspak adrenalinë. Herrisoni e pranoi që është tip i rezervuar, por argumentoi se edhe ai ka vlera dhe se nuk janë njohur mirë akoma që Gabriela të arrijë në të tilla konkluzione. Megjithatë konkurrentja e Për’puthen i ka dhënë “X”, duke bërë që ai të largohet i irrituar nga takimi.

Gabriela: Tipat si ky nuk më tërheqin. Dua më adrenalinë dhe ti këtë gjë nuk po ma jep. Je shumë i rezervuar.

Herrisoni: Po, unë jam i rezervuar.

Gabriela: Për çfarë erdhe në Për’puthen atëhere?

Herrisoni: Erdha të gjej një njeri që të më përshtatet, që të kalojë jetën.

Gabriela: Ty akoma nuk të është shëruar zemra nga lidhja e mëparshme.

Herrisoni: Mua zemra më është shëruar sepse ka kaluar gati një vit e ca. Të siguroj se tani nuk mendoj më për atë, tani mendjen e kam për ty.

Gabriela: Mendjen e ke tek unë? Si kështu?

Herrisoni: Jam 100% me ty.

Gabriela: Po unë të refuzoj.

Herrisoni: Po mirë, unë të thash që ky tip jam por ndoshta nuk jemi njohur aq sa duhet.

Gabriela: Jo flamur të kuq, jo karton të kuq që more tani ti por një “X”.

Herrisoni: Po dakord mo, me karton të kuq e të zi… kalofsh mirë.

Gabriela: Kështu thoni ju… është si puna e dhelprës që kur se kapi dot rrushin tha që është i papjekur.

Herrisoni: Po po, dakord. Mirupafshim, shifna. Gjithë të mirat.

Gabriela: Amin, gjithashtu edhe ti.

Debatet kanë vazhduar edhe në studio, teksa gjatë komentimit të takimit Gabriela e pranoi se lulja e jetës që i dhuroi Herrisoni nuk i pëlqeu fare. Si materialiste që është ajo do të kishte preferuar më shumë ndonjë buqetë me lule, orë Rolex ose bizhu Cartier.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga konkurrentët djem, të cilët mesa duket po mbajnë shënime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA