Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi janë kërkuar nga SPAK që të dëshmojnë si dëshmitarë për çështjen “Gërdeci”, ku është marrë i pandehur ish-ministri i Mbrojtes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

Së bashku me ta, prokuroria e Posaçme kërkon dhe marrjen në pyetje të 50 personave të tjerë pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi tragjik por jo vetëm. Po krahas dëshmisë së këtyre personave, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkojnë që të pyeten edhe të pandehurit mes të cilëve dhe Famtir Mediu.

Pasi u njoh me kërkesën e SPAK, mbrojtja e Mediut argumenti në seancë se i duhet më shumë kohë që të njihet me dëshmitarët dhe provat që të mos ketë përplasje mes tyre. Ish-ministri i Mbrojtjes Famtir Mediu, emri i të cilit u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë, ka kërkuar gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar.

Në seancën e kaluar ai kërkoi nga gjykata e posaçme të thërrasë si dëshmitarë 90 persona, mes tyre politikanë, gjeneralë amerikanë dhe të NATO-s, tetë ish ministra jo vetëm të kabinetit Berisha por edhe të kabinetit Rama. Gjyqi i radhës ndaj tij do të zhvillohet më datë 29 shtator, ku Gjykata do të shprehet se kush nga emrat e kërkuar do të pranohet si dëshmitar.

Si dëshmitarë në seancën e sotme janë thirrur, Feruzan Durdaj; Zamira Durdaj, Afërdita Canga, Alketa Hazizaj, Fejzi Shehu, Rigon Durdaj, Mimoza Kruja, Hekuran Kaca, Shkëlqim Prini, Nikolin Hazizaj, Mirela Hazizaj,  Drita Cani, Ramazan Alla,Uran Deliu, Mirela Dvorani, Ndue Nikolli,  Adelina Cani,  Ilir Kranja, Veiz Muço, Murat Zguri, Fejzi Shehu, Caje Ciku, Arta Prini (Zela), Qemal Mema, Zigur Canaj, Julian Pando, Petrit Behari, Zabit Cuku,  Sadik Sula, Agim Vrana, Shaban Brahushi, Begator Mane, Bujar (Abdullah)Nasufi, David Clark Howell William Merrit Hart. Sidney Tison Macintyre, Rodney Spenser Taylor, Kol Dedgjonaj, Ismet Drenova,  Ardian Mullahi, Plarent Ruka, Bardhyl Hoxha, Sokrat Papadhima, Viktor Përshqefa, Anila Lala (Gjergji), Liza Maksuti, Alma Zili Anjola Agolli, Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha.

Në cilësinë e personave të pamdehur janë: Ylli Pinari, Luan Hoxha, Armand Tartari, Ndue Marku, Jorgo Mino, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Agim Babameto, Shkëlzen Madani, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Dashnor Çaushi, Fari Toska, . Zenun Fero,  Hilmi Laçaj, Sokol Ngjeçi, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA