
Gigi Hadid festoi ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Kai dhe postoi disa foto të ëmbla në rrjetet sociale.
Pa treguar fytyrën e vogëlushes, ajo ka ndarë në Instagram foto nga festa, përqafimet e tyre, foto nga pushimet dhe festa e cila siç ka shpjeguar modelja ka zgjatur një javë të tërë.
Së pari, pamë mëngjesin e ditëlindjes, luleshtrydhe, petulla, tortë me ylber dhe tre qirinj. Pastaj pamë tortën e frymëzuar nga Frozen dhe disa cupcakes, dhe më në fund një rikthim në momentet e tyre.
“Duke festuar tre vjetorin tonë këtë javë”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Është nder të jesh nëna e saj, të shohësh jetën përmes saj! Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e ëmbël, më e zgjuar! Fëmija i ëndrrave/dashuria e jetës sime!”- shkruan Gigi.
Top Channel