Akuzat e Vuçiç, Gërvalla: Pavarësia e Kosovës nuk shkel kartën e OKB-së!

22/09/2023 08:50

Foltoren e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përdori për të lëshuar akuza të ashpra ndaj Perëndimit se ka shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”.

Megjithatë, ai theksoi gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Serbia dhe të gjitha institucionet e saj po punojnë për ruajtjen e dialogut me Prishtinën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Kjo është detyra jonë. Dialogu është i mundur vetëm nëse ne të gjithë, duke përfshirë edhe ndërmjetësit europianë, i përmbahemi fort asaj për të cilën është rënë dakord. Mosbalancimi, të cilit Serbia duhet t`i dorëzohet përgjithmonë, nuk çon në zgjidhjen e problemit.. Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e SHBA-së, Joe Biden të fliste për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit, ai takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, që cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë.“- u shpreh Vuçiç.

Ndaj këtyre pretendimeve të kreut të shtetit serb ka reaguar shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, e cila e dënoi ashpër fjalimin e Vuçiçit duke e cilësuar një “tentativë” për shtrembërim të historisë” lidhur me Kosovën. Gërvalla i hodhi poshtë pretendimet e Vuçiçit se “zanafillën e agresionit rus në Ukrainë e sheh te pavarësia Kosovës, dhe se në 2008-tën Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot”.

Deklarata e shpalljes së pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, e as rezolutave dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara, rrjedhimisht as Kartës së OKB-së. Këtë e ka gjykuar dhe vendosur trupi më i lartë juridik i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në opinionin e saj të nxjerrë më 22 korrik 2010,me kërkesë të vetë Serbisë”, tha Gërvalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA