Escobar paralajmëron Kosovën: S`ka marrëveshje të fshehtë nga Lajcak, bllokohet integrimi!

22/09/2023 08:08

Gabriel Escobar përcolli një tjetër mesazh të fortë për Prishtinën.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u shpreh i shqetësuar për kritikat ndaj Mirosllav Lajcak dhe e bëri të qartë se nuk gjen “asnjë provë njëanshmërie” tek ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë mes”, deklaroi zyrtari i lartë europian. Pas dështimit të takimit të 14 shtatorit në Bruksel mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u konsiderua nga BE-ja përgjegjës për mungesën e progresit në dialog, ia hodhi fajin përfaqesuesit të bllokut europian dike thënë se ai “u pozicionua kundër Kosovës”.

Në pretendimet e tij megjithatë, Kurti nuk e gjeti mirëkuptimin e Amerikës. Esobar nënvizoi se SHBA-ja pret që të dyja palët “të forcojnë përkushtimin e tyre, por nga kosova në mënyrë të vecantë pritet që të jetë më konstruktive.

Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë, ajo që po përpiqet të bëjë BE-ja është krijimi i kushteve për normalizim dhe, gjithashtu, për harmonizimin për integrim në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Pra, mendoj se përgjigjja është që të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Europian.“- u shpreh Escobar për REL.

Escobar foli për tej për pasoja duke thënë se nëse Kosova refuzon të angazhohet me Bashkimin Europian, atëherë dhe Bashkimi Europian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim. Ai u përpoq të sqaronte edhe një herë se i krijuar në përputhje me Kodin ligjor dhe Kushtetutën e Kosovës, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme, pasi e ka sipas tij kapacitetin tu lejojë serbëve t`i menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u kthyer në një Republikë Sërpska.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA