Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi kishte fshehur arsenal armësh në banesë.

Sokol Buli, i cili jetonte në fshatin Likmetaj, kishte fshehur në banesë disa armë të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA