Aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë”, konfirmohet konkurrenti i radhës në “Dancing With The Stars”

22/09/2023 17:00

Roerd Toçe është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, në tetor, aktorin do të sfidojë veten edhe në kërcim.

Roerdi është një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ku do të garojë krah partneres së kërcimit, Ensës.

Muaji i ardhshëm do të jetë emocionues për aktorin, kur do të shfaqet premiera e filmit të dashurisë, por edhe për faktin që do të provojë për herë të parë një spektakël kërcimi që do të transmetohet live në ekranin e Top Channel.

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” (të konfirmuar zyrtarisht deri më tani)

Saimir Korreshi dhe Livia

Enxhi Nasufi dhe Silvi

Atalanta Kërçyku dhe Luixhino

Sara Karaj dhe Erindi

Armaldo Kllogjeri dhe Marjana

Arnita Beqiraj dhe Eni

Juliana Nura dhe Dion

Filloreta Raçi dhe Graciano

Eni Shehu dhe Odeta

Ina Kollçaku dhe Eltion

Roerd Toçe dhe Ensa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA