Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Peladhi, ku dy automjete një furgon dhe një Benz janë përplasur, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip furgon.
Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e tjerë të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor, ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se gjendja e të aksidentuarit është përkeqësuar dhe është nisur me ambulancë në drejtim të spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet.
Top Channel