Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj 22 raste të zjarrvënies së qëllimshme ka patur në Elbasan gjatë viteve 2022 dhe 2023.
15 persona janë hetuar në gjendje të lirë dhe aktualisht ndaj njërit është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Por, edhe pse Kodi Penal parashikon dënime të rënda për veprën penale “dëmtimi i pronës me zjarr’” askush nuk është dënuar.
“Kemi mungesë ekspertësh sa i përket pyjeve, sidomos zonave të mbrojtura. I kemi kryer të gjitha veprimet e mundshme. Nga regjistri, rezulton se në tre raste është kërkuar detyrim paraqitje“, shpjegon Xhelian Seferi, zëvendës drejtues në Prokurorinë Elbasan.
Shkatërrimi i pronës me zjarr me dashje dënohet me gjobë ose me burgim i cili në bazë të pasojave dënohet me 5-20 vite burg. Por vlerësuesit e specializuar mungojnë.
“Mungesa e ekspertëve të fushës, veprat penale lidhur me zonat e mbrojtura, të cilave u vihet zjarr, kërkojnë ekspertë të fushës, që mungojnë në qarkun e Elbasanit“, thotë Seferi.
Por dëmtimi i pronës me zjarr edhe padashje është i dënueshëm me gjobë, por edhe me burgim deri në 3 vite.
Top Channel