Zjarri dogji katin e 10-të të një pallati në Durrës/ Pamje brenda apartamentit, çdo gjë e shkrumbuar

21/09/2023 10:50

Kanë dalë pamjet brenda apartamentit që u dogj në katin e 10-të të një pallati në Durrës, në orët e vona të natës së shkuar.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, duke shkrumbuar të gjithë apartamentin.

Kati 10-të i pallatit në Durrës u përfshi nga flakët rreth orës 23:30, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, pasi banorët u evakuuan menjëherë sapo ra zjarri.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA