Zbulohet shkaku i djegies së katit të 10-të në një pallat në Durrës/ Çifti tentoi të shuante zjarrin me një mbulesë
21/09/2023 11:14
Zbardhet shkaku i zjarrit që ra në një pallat 10-katësh në Durrës.
Zjarri që shkrumboi mesnatën e kaluar apartamentin në Durrës, u shkaktua si pasojë e një mase elektrike në pajisjen e televizorit që ka qenë në banesë. Çifti që banonte me qira në apartament, i ka hedhur një mbulesë sipër, në tentativë për të shuar zjarrin. Situata u bë dhe më keq, ku flakët janë përhapur në të gjithë banesën.
Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërkohë që banorët u evakuuan në orët e vona të natës për të shmangur pasojat. Mes banorëve ka pasur dhe gjendje asfiksie natën e kaluar, pasi një pjesë ka qenë në gjumë.
Top Channel