Një shqiptar është dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Angli.
Shpend Hakli, 38-vjeç vrau Sazan Bakon, 35 vjeçar pas një konflikti në nëntor të vitit të kaluar.
Para gjykatës së Maidstone Crown, 38-vjeçari tregoi se një vit më parë, takoi në një rrugë në Strood Henerik Bakon, vëllain e viktimës, për të cilin pretendon se i detyrohej 200 mijë paund. Në takim ndodhej edhe vëllai i autorit.
Vëllezërit Hakli prisnin paratë që thonë se viktima i kishte borxh, ndërkohë që si ndërmjetës i viktimës shkoi në takim edhe vëllai.
Por, sipas dëshmisë, Shpend Hakli e goditi në fytyrë Sazan Bakon. Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë në Cuxton Road. Pas sherrit, vëllezërit Bako u larguan. Me të mbërritur në shtëpi, 35-vjeçari bëri dush dhe u shtri të flejë, për të mos u zgjuar më, sipas dëshmisë së të vëllait.
Sipas mjekëve, Sazan Bako pësoi një dëmtim të rëndë traumatik të trurit, që rezultoi fatal për të.
38-vjeçari, i cili mbahej në paraburgim, u dënua për vrasje.
Top Channel