Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit në Hot të Ri.

Valter Fjerza, është qëlluar pranë rrugicës së shtëpisë së tij në fshatin Hot i Ri. 33-vjeçari dyshohet se është qëlluar pas një konflikti të ndodhur në lokalin e fshatit.

Viktima është gjetur nga familjarët i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas policisë, viktima banues në Hot të Ri është vrarë në rrethana ende të paqarta, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

Top Channel