Klubi anglez i femrave të Sheffield United njoftoi sot vdekjen tragjike të futbollistes Maddy Cusack, duke ngritur lart kontributin e 27-vjeçares që frymëzoi klubin me karakterin dhe profesionalizmin e saj.
Mesfushorja ishte një anëtare e njohur e skuadrës që kombinonte rolin e saj në fushë, me poste marketingu për skuadrën.
Shkaku i vdekjes së papritur së të resë është ende i panjohur.
“Ky është një lajm tronditës për të gjithë në stadiumin e Bramall Lane,” shkruante drejtori i klubit Stephen Bettis. “Maddy kishte qenë pjesë e disa skuadrave të moshave të Sheffield United dhe ishte e preferuar nga kushdo që kishte pasur të bënte”.
“Karakteri e profesionalizmi i saj nderonin familjen nga vinte, të gjithë do t’i marrë malli për të. Megjithë këtë lajm të trishtë në do të mundohemi të bëjmë përpara, duke ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme për familjen e Maddy, miqtë e kolegët e saj”, shkruante klubi në deklaratë.
Cusack kishte ardhur nga akademia e femrave të Nottingham Forest për t’u bashkuar më vonë me Sheffield ku përcaktoi reputacionin e saj si një figurë e dashur, që i solli dhe rolin në marketing në 2021.
Zyrtarët nuk kanë komentuar për shkakun e vdekjes së saj.
Top Channel