Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës, në Jorguac, Dropull.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, M. CC., është kapur në flagrancë në banesën e 86-vjeçares, dhe akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
38-vjeçari i arrestuar, me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel