Temperaturat nuk zbresin, priten reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit për sot
21/09/2023 08:05
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.
Sipas MeteoAlb, në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.
Top Channel