Kuvendi Shqipërisë për të tretë seancë plenare radhe vijon të keqpërdor kohën për diskutimet e projektligjeve si pasojë e sherrnajës brenda grupit parlamentar të PD.

Ishte kryetari PD Lulzim Basha paralajmërues i vijimit të sagës se kur do ti udhëheqë deputetët demokratë në parlament.

Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit“, tha Basha para Parlamentit.

Tashmë edhe me mbështetjen e Sali Berishës, Gazment Bardhi debatoi me nënkryetaren e parlamentit Ermornela Felaj, për të treguar se kryetar grupi është ai dhe jo Flutura Açka.

“Detyra juaj është të lexoni njoftimiet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

“Nga leximi i kësaj shkrese vihet re që ka një replikë me kryetaren e Kuvendit, për çështjen e qëndrimit që Kryetarja e Kuvendit do të shprehet formësuar para Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me diskutimin mbi grupet parlamentare”, tha Felaj.

“Kemi marrë një vendim si grup parlamentar. Jua kemi paraqitur në formën e kërkuar nga rregullorja si një njoftimi të grupit parlamentar. Ju jeni e detyruar të lexoni njoftimin e grupit parlamentar pa bërë asnjë interpretim mbi vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, u shpreh Bardhi.

“Kuvendi në një situatë të paprecedentë, jeni duke e futur ju me provokimet tuaja të njëpasnjëshme”, tha Ermornela Felaj.

Kjo është kërkesa dërguar parlamentit, me firmat e 28 deputetëve për të cilën Gazment Bardhi ngulmoi të lexohet.

Përmes kësaj shkrese ai njihet si kryetar grupi. Lulzim Basha qëndroi indiferent në këtë debat duke folur në telefon i fokusuar mbase, në zhvillimin e turit të nisur në Shqipëri.

Kuvendi e kaloi për në seancën e radhës shtimin e afatit me 6 muaj, të funksionimit të komisionit të reformës zgjedhore dhe zëvendësimin e të një anëtari nga opozita.

Sali Berisha ndryshe nga seancat e shkuara ku në shënjestër konstante të akuzave politike kishte ministren për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropalin, tashmë ka gjetur një objektiv të ri.  Ai është ministri Drejtësisë Ulsi Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA