Kati i dhjetë i një pallati është përfshirë nga flakët, në orët e vona të së mërkurës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, në një pallat pranë stacionit të trenit.

Banorët u evakuuan menjëherë, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje, ka nisur hetimin për incidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA