“Një rrogë deputeti sa 39 pensione”/ Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit: Miratoni minimumin jetik

21/09/2023 10:45

Lëvizja Bashkë po proteston jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa në Kuvend ka nisur seanca plenare.

Me pankarta në duar “Një deputet paguhet sa 39 të moshuar”, “Më i lartë tensioni se pensioni”, “Si shkuan pushimet në Dubai”, “Po vidhen miliona, populli ha bukë thatë”, ata kërkojnë që të miratohet minimumi jetik.

“E dini sa është pensioni minimal në Shqipëri, 8 mijë lekë. Duan ta bëjnë rrogën 670 mijë lekë, pothuajse 100-fishi i pensionit minimal, kërkojmë minimumin jetik për të ulur këto diferenca me shtresave shoqërore. Nuk mundet që një pensionist që ka punuar një jetë të tërë në republikën e Shqipërisë pa çekiç, të paguhet 100 herë më pak se anëtari GJK”-thanë protestuesit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel