Në këtë aeroport të klasit botëror së shpejti do të lëvizet pa pasaporta

21/09/2023 09:31

Në aeroportin “Changi”të Singaportit, duke nisur nga viti 2024, zyrtarët do të prezantojnë lejen e automatizuar të imigracionit, që do t’i lejojë pasagjerët të largohen nga qyteti-shteti pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhëna biometrike të tyre.

“Zhdoganimi i imigracionit pa pasaportë”, e ka quajtur Ministrja e Komunikimeve Josephine Teo miratimin e disa ndryshimeve në Aktin e Emigracionit të vendit.

Teknologjia biometrike, së bashku me softuerin e njohjes së fytyrës, është tashmë në përdorim deri diku në aeroportin Changi në korsi të automatizuara në pikat e kontrollit të imigracionit. “Por ndryshimet e ardhshme do të zvogëlojnë nevojën që pasagjerët të paraqesin vazhdimisht dokumentet e tyre të udhëtimit në pikat e kontaktit dhe të lejojnë përpunim më të qetë dhe të përshtatshëm“, tha Teo.

Biometria do të përdoret për të krijuar një “shenjë të vetme vërtetimi” që do të përdoret në pika të ndryshme të automatizuara kontakti, nga bagazhet deri te dogana duke eliminuar nevojën për dokumente fizike udhëtimi si lejet e imbarkimit dhe pasaportat. Shpesh i renditur si aeroporti më i mirë në botë dhe gjithashtu një nga më të ngarkuarit, Aeroporti Changi i Singaporit u shërben më shumë se 100 linjave ajrore që fluturojnë në 400 qytete në rreth 100 vende dhe territore në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA