Nëse jeni duke udhëtuar nga Amerika drejt Evropës, mos flini natën pasi mund të humbisni spektaklin më të bukur të dritës, që ekziston në hemisferë.
Qendra e Parashikimit të Motit të Hapësirës në SHBA njofton se netëve midis 20-21-22 shtatorit do të shfaqet e qartë aurora boreale mbi Amerikën e Veriut. Në këtë parashikim, qendra tregon edhe vijën nga mund të shihet ky spektakël dritash, sidomos nëse jeni duke udhëtuar me avion midis orës 18:00 dhe orës 06:00.
Fotot më poshtë janë shkrepur nga një shtetase shqiptare që ka udhëtuar mbrëmjen e 20 shtatorit, duke u gdhirë 21 shtatori, nga Bostoni në Londër dhe tregojnë se spektakli i aurorave boreale mund të shihet qartë nga dritarja e vogël e avionit, raporton Top Channel.
Mund t’i shohësh dritat vetëm kur është errësirë dhe nëse dëshiron t’i shohësh dritat veriore nga një aeroplan, do të duhet të fluturosh natën dhe do të keni një fushëpamje më të mirë në një natë pa hënë sesa në një natë me hënë të plotë.
Ndërkohë dy hartat tregojnë aurorën dhe pamjen sonte dhe nesër mbrëma. Shkëlqimi dhe vendndodhja e aurorës zakonisht tregohet si një ovale e gjelbër me qendër në polin magnetik të Tokës. Ovalet e gjelbra bëhen të kuqe kur aurora parashikohet të jetë më intensive. Aurora shpesh mund të vërehet edhe nga Toka, menjëherë pas perëndimit të diellit ose pak para lindjes së diellit.
Top Channel