Ministri i Jashtëm, Hasani kryeson dialogun me Ligën e Shteteve Arabe

21/09/2023 21:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kryesoi sot Dialogun Interaktiv Informal me Ligën e Shteteve Arabe dhe u takua me Sekretarin e Përgjithshëm, Ahmed AboulGheit.

Ai ku vlerësoi punën dhe përpjekjet e Ligës së Shteteve Arabe në parandalimin e konflikteve dhe bashkëpunimin e saj me OKB-në për të zgjidhur sfidat urgjente në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Gjatë kësaj të enjteje, ai gjithashtu mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Hasani nënvizoi rolin e rëndësishëm të SEECP në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian.
Gjithashtu, Ministri Hasani shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për të marrë kryesimin e SEECP-së për periudhën 2024-2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA