Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes së parë kundër Hungarisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve për vajza.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy futbolliste nuk do të jenë të gatshme për këto dy sfida, për shkak të problemeve shëndetësore. Sulmuesja Mimoza Hamidi nuk ia doli të rikuperohej pas problemit me kuatricepsin dhe të dielën do të udhëtojë drejt Zyrihut.
Ndërkaq, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësen Ezmiralda Franja, e cila është dëmtuar në hundë në stërvitjen e së enjtes.
Shqipëria e vajzave do të luajë nesër (22 shtator) sfidën e parë kundër Hungarisë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër në ora 17:00.
FSHF fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin Shqipërinë e vajzave në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, ndërsa bën me dije se hyrja në stadiumin ‘Loro Boriçi’ është falas./ Super Sport
Top Channel