Miratohen me 97 vota pro, nga 84 të nevojshme, ndryshimet e projektligjit për shtetësinë në Kuvend.
Ndryshimet në projektligj u propozuan nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me qëllim që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.
Qëllimi, sipas ministrit, është që t’u krijohet mundësia talenteve që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, që me aktivizimin në ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi, të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim projektligjin për fondet e pensionit privat në Kuvend. Ndërkaq, ndryshimet e pagave të gjykatës kushtetuese u shtynë me kërkesë të Jorida Tabakut. Ky projektligj kërkonte 84 vota.
Top Channel