Rrugët e Lezhës janë përgjakur sërish nga aksidentet rrugore. Në vetëm 24 orë janë shënuar 5 aksidente me bilancin e 8 personave të plagosur dhe një viktimë.

Dje u regjistruan 2 aksidente, në Laç një 32-vjeçare humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës i cili ishte me ujë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mesditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në hyrje të Shëngjinit 2 makina u përplasen me njëra tjetrën duke mbetur të plagosur 4 persona ku 3 prej tyre u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip ‘Mercedes benz’ në vija të pa ndërprera duke u përplasur kokë më kokë me një mjet tip “Fiat”, ku nga goditja e fortë motori i makinës përfundoi në oborrin e e një shtëpie në anë të rrugës.

Në më pak se 3 ore u regjistruan 3 aksidente sot në Lezhë. Rreth orës 9:30 2 makina dhe një camper u përfshinë në një aksident ne Mabë ku mbeten të lënduara 2 vajza. Dhe në këtë aksident dyshohet se shkak ishte parakalimi i gabuar i mjetit tip “Audi”, ku më pas humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, e duke ju prerë rrugën camperit i cili ishte përballe.

Burime nga vendi ngjarjes bëjnë me dije se duke munduar t’i shmangen mjetit tip “Audi” camperi i cili drejtohej nga një turist gjerman duke përfunduar në kanal në anësore të rrugës, së bashku me një makine tip golf që ndodhej pas tij.

2 turistët gjermanë dhe drejtuesi i mjetit tip “Golf” morën plagë të lehta. Pak minuta më vonë një makinë dyshohet se përplasi një motor në afërsi të knallës në Shëngjini dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. 31-vjeçari u transportua në spital me fraktura të shumta në trup por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në hyrje të Lezhës u regjistrua aksidenti i tretë për ditën e sotme ku mbeti e plagosur një kalimtare e cila dyshohet se i preu rrugën një furgoni. E lënduara u transportua menjëherë në spitalin e Lezhës ku ka marrë plagë në shpatull dhe gjunjë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në harkun kohor të 24 orëve Lezha u kthye në kryeqendrën e aksidenteve rrugore, ku një pjese e tyre ndodhen për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara apo parakalimeve të gabuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA