Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane – Rrubik në Lezhë.
I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit.
Ende nuk dihen shkaqet aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjeti ishte i ngarkuar me inerte dhe për shkak te shpejtësisë, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin në një prej kthesave, duke u përmbysur.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.
Ky është aksidenti i katërt brenda ditës në Lezhë. Gjatë paradites, u regjistruan tre aksidente të tjera. Rreth orës 9:30, dy makina dhe një camper u përfshinë në një aksident ne Mabë ku mbeten të lënduara 2 vajza. Dhe në këtë aksident dyshohet se shkak ishte parakalimi i gabuar i mjetit tip “Audi”, ku më pas humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, e duke ju prerë rrugën camperit i cili ishte përballë.
Burime nga vendi ngjarjes bëjnë me dije se duke munduar t’i shmangen mjetit tip “Audi” camperi i cili drejtohej nga një turist gjerman duke përfunduar në kanal në anësore të rrugës, së bashku me një makine tip golf që ndodhej pas tij.
2 turistët gjermanë dhe drejtuesi i mjetit tip “Golf” morën plagë të lehta. Pak minuta më vonë një makinë dyshohet se përplasi një motor në afërsi të Knallës në Shëngjini dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. 31-vjeçari u transportua në spital me fraktura të shumta në trup por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në hyrje të Lezhës u regjistrua aksidenti i tretë për ditën e sotme ku mbeti e plagosur një kalimtare e cila dyshohet se i preu rrugën një furgoni. E lënduara u transportua menjëherë në spitalin e Lezhës ku ka marrë plagë në shpatull dhe gjunjë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel