Një pistoletë është gjetur e fshehur në një makinë policie në Tiranë. 

Patrulla e turnit të dytë, duke qenë me shërbim, njërit nga punonjësit e policisë i humbet një send personal në makinë. Gjatë kontrollit në makinë ka konstatuar një çantë poshtë sediles së parë të pasagjerit, ku në brendësi të saj u konstatua arma e llojit pistoletë model TT.

Pistoleta është gjetur nga punonjësi i Komisariatit nr 1.

Veprimet i kreu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës.

Sipas burimeve për TCh, pistoleta është çuar në laboratorin shkencor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA