Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë i kanë shpëtuar jetën një pacienti pasi një kurorë dhëmbësh i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes.

A.D nga Gjakovë ishte dërguar me urgjencë në QKUK pasi gjatë ndërhyrjes stomatologjike kishte gëlltitur kurorën.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë urgjente përmes bronkoskopisë.

“Pacientes A.D(1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar  një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje. Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, theksohet në njoftimin e ShSKUK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA