Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar foli pa doreza pas takimeve me liderë të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për VOA-n, zyrtari i lartë amerikan u shpreh i shqetësuar nga fakti që po fillon të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive, siç e përshkroi ai.  Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në aleancë dhe atij europian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Escobar sqaroi edhe se cilët janë saktësisht vendet që SHBA-ja i konsideron të dalluara në rajon.

“Më lejoni t’ia filloj me Maqedoninë e Veriut. E falenderoj Maqedoninë e Veriut për rolin e arsyeshëm udhëheqës dhe rolin udhëheqës evropian, si kryesuese e OSBE-së. Mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut provon vazhdimisht është se janë një partner shumë i mirë. Shqipëria ka qenë e shkëlqyer në përqasjen për vendin që ka në Këshillin e Sigurimit, si dhe në rrugë dypalëshe dhe në kuadrin e NATO-s.

Me Malin e Zi, patëm disa takime shumë të mira me presidentin e ri. E siguruam atë se është një partner i mirëpritur i komunitetit transatlantik dhe i bëmë thirrje të inkurajojë krijimin e një qeverie ku marrin pjesë vetëm palë të përqendruara tek Evropa dhe të përkushtuara ndaj NATO-s. Dhe ai tha se do të veprojë kështu”, shprehet Escobar.

Sa për qeverinë e Kosovës, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, e bëri të qartë se pret që ajo të jetë më pragmatike dhe të ketë një “qëndrim të ri” lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Ka ardhur koha për një qasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm ‘po apo jo’. Dhe e kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit europian”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA