“Digjet karta e Dubait”/ Ministria e Drejtësisë gati marrëveshjen për ekstradimin e shqiptarëve në atdhe

21/09/2023 11:49

Dubai nuk do të jetë më streha e shqiptarëve që “arratisen” atje për t’i shpëtuar hesapeve të hapura me drejtësinë por jo vetëm.

Ministria e Drejtësisë ka dërguar 3 draft marrëveshje në ministrinë e Jashtme për Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilën kërkohet lidhja e një marrëveshje ekstradimi, transferimi i te dënuarve dhe bashkëpunim në fushën penale.

Prej kohësh eksponentë të njohur të botës së krimit jetojnë në Dubai, pasi është një vend me të cilin Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA