Përballja e kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me ambasadorin rus ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

E përditshmja gjermane “Bild” në një artikull të sajin shkruan se drejtuesi i mbledhjes për Ukrainë në Këshillin e Sigurimit, Edi Rama i vuri frenat me një fjali ankesës së ambasadorit rus.

Në shkrim theksohet se ambasadorit rus nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.

“Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…

Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.

Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: “Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së”, thuhet në shkrim.

“Ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.

Gjermania “Bild” shkruan ndër të tjera se Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, ndërsa replika e tij me ambasadorin rus shkaktoi të qeshura e nënqeshura në sallën e OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA