Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar këtë të enjte një reformë zgjedhore, ku në fokus janë listat e hapura në zgjedhje dhe vetting-u i politikanëve.
Basha kërkon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votohet me lista të hapura.
“Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari. Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin”, tha Basha.
Vetting për politikanët, është pika e dytë e reformës, që sipas demokratit do të garantonte “pastrim të politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale”.
Më tej, Basha u ndal te votimi elektronik dhe e drejta e votës për emigrantët.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të garantojnë votimin dhe numërimin elektroni. Legjislacioni duhet të mundësi auditimin e teknologji, për të dhënë besim dhe shmangur ndërhyrjet. Votimi elektronik është mundësi për të shmangur abuzimin.
Kanë mbaruar alibitë për të shqiptarët e diasporës në vendin ku ata jetojnë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve, që u dha is detyrë për të evidentuar ku ata ndodhen, është i panevojshëm. Ata janë në regj e gjendjes civile në Shqipëri”.
Top Channel