Një aksident tjetër ka ndodhur në hyrje të Lezhës.
Një furgon që transporton pasagjerë ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes këmbësorja i ka prerë rrugën furgonit, ndërkaq aksidenti u shënua vetëm pak metra më tutje vijave të bardha për këmbësorët.
E dëmtuara është dërguar në spitalin e Lezhës ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ka marrë dëmtime në shpatull dhe gjunjë.
Ndërkohë ky është aksidenti i tretë i raportuar për sot në Lezhë.
Një aksident i trefishtë ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, ku u përfshinë dy makina dhe një kamper. Nga aksidenti dy vajza janë plagosur, ndërsa një çift gjerman, të cilët udhëtonin me kamper, nuk kanë pasur lëndime.
Aksidenti tjetër ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. Një makinë përplasi një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, por ka fraktura të shumta në trup.
Top Channel