Dy persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë vjedhur para në një shtëpi në Fier.

Denoncimi është bërë nga pronari i shtëpisë E.H, i cili deklaroi se i janë vjedhur një shumë parash. Si rezultat i hetimeve, është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e shtetasve M.F 39 vjeç dhe E. Q 42 vjeç, të dy banues nga Fier.

Gjithashtu në pranga është vënë një 45-vjeçar nga fshati Cakran i Fierit, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu në këtë banesë u gjet dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA