Në raundin e dytë të aplikimeve për në universitet, që zgjatën prej datës 17-19 shtator, aplikuan rreth 6 mijë maturantë.

Tashmë ata janë në fazën e pritjes së degëve ku kanë rezultuar fitues, që do të publikohen nesër, më 21 shtator.

Në raundin e dytë patën mundësi të aplikojnë të gjithë ata maturantë të cilët nuk mundën që të kapin asnjë prej degëve të preferuara në raundin e parë apo dhe maturantët që morën provimet e maturës në vjeshtë.

“Tirana ka pasur numrin më të lartë të aplikimeve. E ndjekur nga Universiteti Bujqësor, ketë dua ta theksojë që ka pasur mbi 1600 aplikime Universiteti Bujqësor pastaj e ndjekur nga Politekniku me rreth 1300. Mjekësia ka rreth 1000 aplikime por duhet pasur parasysh që tek mjekësia janë ezauruar pothuajse të gjitha kuotat. Ne rrethe kryeson Durrësi me mbi 1000 aplikime, i ndjekur nga Elbasani, Shkodra, Vlora e me radhë”.- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH

Në raundin e parë aplikuan rreth 19.600 maturantë prej të cilëve 15.600 u regjistruan në fakultete. Pas përfundimit të dy raundeve pritshmëritë janë që mbi 21 mijë studentë të nisin vitin e ri akademik.

“Grupi më i mirë i maturantëve ata me mesatare 8.5-10.00 vazhdojnë studimet në Shqipëri. Janë mbi 40% e maturantëve që janë regjistruar aktualisht që e kanë mestaren mbi 8.5-10.00, që do të thotë që do të ketë një nivel të mirë studentësh në vitet në vijim dhe në të ardhmen profesionistë të aftë”.- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

Viti i ri akademik do të nisë më datë 2 tetor, por pavarësisht kësaj maturantët që nuk janë regjistruar në asnjë degë, do të kenë një shans të fundit në fazën e lire që do të zgjasë për dy javë në tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA