Mbajtja e presidencës të Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria, i dha mundësinë kryeministrit Edi Rama, në prezencën edhe të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të drejtonte sesionin me debat me temë “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Prezenca e Zelensky i ulur në Këshill krijoi një përplasje me ambasadorit rus në OKB Vasily Nebenzya dhe Edi Ramës në rrolin e presidentit të Këshillit të Sigurimit. Ambasadori rus kërkoi shpjegime pse në Këshill Zelensky do t’i jepej mundësia të fliste.
Edi Rama: Subjekti sot që ne flasim do ti japë mundësi këshillit të dëgjojnë presidentin Zelensky. Ky nuk është një operacion special nga presidenca shqiptare dhe kjo është sipas rregullave të këshillit e precedentëve të mëparshëm.
Vasily Alekseyevich Nebenzya: Ne nuk besojmë se argumentet tuaja qëndrojnë. Pse i dhatë prioritet Zelensky-t. Ju tërheqim vëmendje për shkelje. Ishte një privilegj i dhënë nga ju për Zelensky-n të fliste përpara Këshillit të Sigurimit.
Edi Rama: Ky leksion nga ju për thyerje rregullash në këtë godinë është impresive. Ju ndaloni luftën dhe Zelenksy s’ka pse flet. Ne do të vijojmë me sesionin.
Nga tryeza e Këshillit të Sigurimit Presidenti Zelensky nuk kërkoi armatime por nënvizoi dështimin e OKB-s përballë agresionit rus ne vendin e tij.
Volodymyr Zelensky: Rezoluta e OKB-s për Ukrainën, nuk ka ndryshuar asgjë. Jam i bindur se OKB mund të bëjë më shumë dhe duhet të reformohet. Duhet të hiqet e drejta e vetos e përdorur këtu nga agresori rus. Ushtarët tanë po derdhin gjak ndërsa këtu në këshill vetëm ngrihet dora e votohet. Fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e ka shtyrë OKB-në në një rrugë pa krye. Pavarësisht se kush jeni, sistemi aktual i OKB-së ju bën ende më pak me ndikim sesa fuqia e vetos që zotërohet nga disa dhe keqpërdoret nga një – Rusia – për të në dëm të të gjithë anëtarëve të tjerë të OKB-së.
Edi Rama nga Këshilli Sigurimit kërkoi nga të gjithë vendet në të qenurit sot bashkë kundër agresionit rus se sa të jetë vonë nesër të vetëm nën agresion.
Edi Rama: Presidenti Zelensky, fjalët tuaja sjellin dhimbjen të cilën po kalojnë qytetarët tuaj. Kjo që po ndodh është një tragjedi, e cila është bërë nga vetëm një njeri, i cili po kërcënon me uri dhe skamje miliona njerëz në gjithë botën. Kush mund ta imagjinonte se një vend anëtarë ulet këtu në Këshillin e Sigurimit, do niste një luftë e cila rrezikon sigurinë e Europës. Një agresion i tillë nuk mund të jetë vetëm një problem në Europë. Ky agresion duhet të jetë çështje e të gjithëve. Përmendja armëve bërthamore prej disa zërave mund të kthehet në çmenduri. Vuajtja e Ukrainës është një vuajtje e të gjithëve që dëshirojnë të jetojnë në paqe. Si ne mund të kemi qasje të ndryshme e dyshime se kush është agresori dhe kush është viktima.
Këshillit të Sigurimit Edi Rama i foli edhe për përpjekjet konstante e destruktive të Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Edi Rama: Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre apo makthet e tyre që kanë eksportuar. Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj Karte të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka të bëjë me mësimet e nxjerra për të tejkaluar të shkuarën dhe për të mësuar një të ardhme së bashku përmes bashkëpunimit.
Përmes një postimi në Twittet presidenti Zelenksi falënderoj për fjalën kryeministrin Edi Rama.
“Sot në Këshill ju i treguat botës se si me korrektësi mbajtët përgjegjës Rusinë për gënjeshtrat dhe hipokrizitë. Ju falënderoj për drejtimin e Presidencës përmes principeve të duhura”, shkruan presidenti Ukrainës.
Përpara nisjes të sesionit në Këshillin e Sigurimit Edi Rama dhe presidenti Zelensky nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin e Ukrainës në NATO.
Top Channel