Policia ka arrestuar Albert Margjoni, 35 vjeç, i dënuar për tentativë për vrasje, teksa po kthehej nga Spanja,
35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar Margjonin me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017.
Gjithashtu në vitin 2009, Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M.
“Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Top Channel