Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit që plagosi me plumba në bark efektivin Edlir Alleshi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e personit të armatosur Klerent Bozhanaj, 42 vjeç.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, si dhe i paralajmëron ata që nëse ndeshen me autorin të bëjnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë, pasi ky shtetas është i armatosur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA