Përplasja Shqipëri-Rusi në Këshillin e Sigurimit, jehonë në mediet ndërkombëtare: Rama përgjigjet me zhurmë ndaj Moskës

20/09/2023 23:07

Përplasja mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me Rusinë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së, ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare.

Gjithçka nisi me shprehjen e pakënaqësisë nga ana e përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya, i cili akuzoi Perëndimin për shkelje të rregullave; moment ky i cili nuk u prit mirë nga kryesuesi i debatit, Edi Rama.

Shqipëria dhe Rusia përplasen në mbledhjen e OKB-së”– shkruan Sky News, ndërsa publikon momentet e debatit mes Ramës dhe Nebenzya, të pasuara nga një ironi e Rumanisë që me tone sarkastike i kujton Moskës se nisja e luftës nga ana e saj në Ukrainë është shkelja e vërtetë e rregullave.

Edhe Reuters i ka kushtuar disa rreshta tensioneve në seancën e sotme.

“Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky bëri paraqitjen e parë personale e në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që pas pushtimit të Moskës në vendin e tij, moment ky që u kundërshtua nga ambasadori rus Vassily Nebenzia.

Kryeministri shqiptar Edi Rama që shërbente edhe si kryetar i seancës së tensionuar, u përgjigj me një zhurmë ndaj Moskës, e cila prej kohësh shprehet se pushtimi nuk përbën një luftë, por ishte thjesht një “operacion special ushtarak”.

Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori therës, moment që u pasua nga një e qeshur nën zë e të pranishmëve në sallë.

“Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”.

Nebenzia nuk ishte dakord. Ai vazhdoi duke thënë se seanca ishte asgjë më shumë sesa një show dhe kritikoi Ramën për deklarata të ngarkuara politikisht në vend që të vepronte si një gardian neutral i procedurës.

Pas seancës, Zelensky falënderoi Ramën në rrjetet sociale, duke thënë se shqiptari, i cili është edhe artist dhe ish-basketbollist, “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”.

Në përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj, Moska ka thënë se ambiciet e Ukrainës për t’u integruar me Perëndimin – duke përfshirë NATO-n – përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij e mohojnë si një pretekst të pabazë për të sulmuar.”- shkruan ndër të tjera në artikullin e saj Reuters.

Edhe Associated Press, në artikullin dedikuar debatit të Hapur të Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit, nuk ka lënë jashtë qendrës së vëmendjes përplasjen Rama-Nebezia.

“Takimi nisi me një përplasje për fjalimin e Zelenskyt. Para se të mbërrinte Lavrov, përfaqësuesi rus në OKB Vassily Nebenzia protestoi kundër vendimit të presidentit të këshillit për të lejuar Zelenskyn të flasë përpara 15 anëtarëve të këshillit.

Ai tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i këshillit të këtij muaji, po përpiqej ta kthente takimin në “një one-man show”, dhe se asgjë nuk do të ishte “më shumë se një shfaqje”; një thumb ky për të kaluarën e Zelenskyt si komedian.

Rama përmendi rregullin e këshillit që lejon një joanëtar të flasë i pari. Ai shtoi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, duke shkaktuar të qeshura dhe konsideruar qesharake këmbënguljen e Rusisë për t’iu referuar ofensivës së saj kundër Ukrainës si një “operacion special ushtarak”.

Pas një tjetër shkëmbimi të zjarrtë për mënyrën se si Nebenzia iu referua Ramës, si kryeministër i Shqipërisë dhe një anëtar i NATO-s në vend të presidentit të këshillit, Rama deklaroi: “Kam parasysh dhe do të vazhdojmë me seancën tonë”.”- iu referohet zhvillimeve në artikullin e saj Associated Press.

The Washington Post e ka konsideruar Shqipërinë si një nga kundërshtarët më të hapur të pushtimit rus në Ukrainë. Në një raportim kushtuar zhvillimeve të Këshillit të SIgurimit, Karen DeYoung – redaktore e asociuar dhe korrespondente e lartë e sigurisë kombëtare pranë The Washington Post – shkruan se: “Gjatë një viti e gjysmë të dëgjimit të debateve të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, kam vërejtur se Shqipëria është një nga kundërshtarët më të hapur të pushtimit rus, duke e kritikuar ashpër Moskën. Kryeministri Edi Rama, kryetar i këshillit të këtij muaji, nuk u përmbajt. Ai tha se vetoja e Rusisë “ka paralizuar këshillin, por nuk e ka ulur atë në heshtje”.”

“Kryeministri shqiptar me një ton të mprehtë, mosmiratues para Këshillit të Sigurimit, tha se organi ka shmangur identifikimin e Rusisë si agresore në luftën e Ukrainës dhe ka “refuzuar të thërras në emrin e tij të vetëm dhe të vërtetë një agresion brutal: një agresion i krijuar nga njeriu. tragjedi që po i shkakton vuajtje të patregueshme popullit ukrainas”, si dhe dëmton rritjen dhe kërcënon miliona njerëz me urinë në mbarë botën.”– përfundon kështu raportin DeYoung.

E përditshmja spanjolle El País shkruan se megjithëse pritej një konfrontim mes Zelenskyt dhe kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, asgjë nuk ndodhi sepse Presidenti ukrainas u largua nga Këshilli menjëherë pas fjalimit.

Në vend të kësaj, fishekzjarret i mbajti presidenti shqiptar i Këshillit, Edi Rama, gjatë një përballje me ambasadorin rus në OKB Vassily Nebenzia; ndërsa ky i fundit protestoi kundër vendimit të ndërmarrë nga Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit për të lejuar Zelenskiy të flasë përpara 15 anëtarëve të Këshillit.

Jehonë shkëmbimit të zjarrtë, në raportimin e tyre rreth punimeve të Këshillit të Sigurimit, i kanë bërë edhe The New York Times apo The Journal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA