Përmet/ Vodhi para në kishë, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim 

20/09/2023 11:59

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Përmet.

Banues në Memaliaj, B. K., dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një kishe, në qytetin e Korçës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin në kërkim B. K., 48 vjeç, banues në Memaliaj. Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e Korçës”, thuhet në njoftim.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

 

Top Channel