Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të 6-të personat e arrestuar në operacionin “Obelisku”.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për  Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e ” armëmbajtjes pa leje”.

Në burg mbetën edhe 4 personat e akuzuar për moskallëzim krimi.
Bruno Shehu,
Mehmet Hoxhaj,
Beraldo Xhindi,
Kevin Metaj.

Në mesin e tyre edhe pronari dhe Kamarieri lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë.

“Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat Renea, Fnsh dhe drejtoria vendore e policisë së Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA