Momenti kur rrufeja vrau një grua 33-vjeçare dhe një shitës ambulant në një plazh në Meksikë

20/09/2023 13:33

Një grua 33-vjeçare me pushime dhe një shitës ambulant vdiqën tragjikisht kur u goditën nga rrufeja në një plazh në Meksikë.

Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus , emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, emri i shitësit ambulantë.

Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marwata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja.

Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj 34-vjeçar, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.

Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të shpëtonte.

Shitësi fatkeq ambulant u dërgua i plagosur rëndë në një spital lokal ku më vonë humbi jetën si pasojë plagëve të marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA