Krujë/ Thanin kanabis pranë banesës, arrestohet 60-vjeçari ndërsa bashkëshortja përfundon nën hetim

20/09/2023 11:37

Një 60-vjeçar është arrestuar në Picërragë të Krujës, ndërsa bashkëshortja e tij është nën hetim në gjendje të lirë.

Burrë e grua, Xh. I., 60 vjeç, dhe Dh. I., 51 vjeçe, kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Rreshtat'”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA