Hëngri mish derri dhe përmendi Zotin në video, dënohet me dy vite burg një 33-vjeçare në Indonezi

20/09/2023 14:05

Një gjykatë indoneziane ka dënuar një grua me dy vjet burg pasi postoi në TikTok një video, ku shihet dhe thënë një frazë islamike para se të konsumonte mish derri.

Lina Lutfiawati, 33 vjeç, u shpall fajtore për “nxitje të urrejtjes” kundër individëve dhe grupeve fetare. Ajo gjithashtu ka marrë një gjobë prej 16,245 dollarësh dhe afati i saj i burgut mund të zgjatet me tre muaj nëse ajo nuk paguan.

Lina Lutfiawati e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës të TikTok, drejton gjithashtu një biznes në Indi. Në mars, ajo postoi një video ku tha ‘Bismillah”, një frazë arabe që do të thotë “në emër të Zotit”, përpara se të hante mishin e derrit. Në atë kohë, ajo po udhëtonte në Bali, një pikë e nxehtë turistike në Indonezi që, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, ka një popullsi shumicë hindu. Lutfiawati tha se e provoi mishin e derrit për kuriozitet.

Videoja mori miliona shikime dhe u kritikua gjerësisht nga indonezianët të cilët e raportuan në polici. Policia e akuzoi zonjën Lutfiawati në maj për nxitje të urrejtjes, duke thënë se ishte një akt armiqësie mbi etninë, fenë dhe racën.

Shumë grupe konservatore në të gjithë vendin e quajtur videon blasfemuese. Ato përfshinin Këshillin Ulema, organi më i lartë klerik mysliman i Indonezisë. Në mediat sociale indoneziane, reagimet ndaj burgosjes së saj kanë qenë të ndryshme. Shumë njerëz lavdërojnë gjykatën për dënimin që i dha dhe e quanin veprimin e saj blasfemi, ndërsa të tjerë kanë kritikuar dënimin e saj me burg.

Grupet e të drejtave dhe aktivistët në Indonezi kanë kritikuar prej kohësh ligjet e blasfemisë, të cilat ata thonë se keqpërdoren shpesh për të synuar pakicat fetare. Policia indoneziane arrestoi vitin e kaluar gjashtë persona pasi një bar promovonte alkool falas, gjë që është e ndaluar në Islam.

Në vitin 2017, ish-guvernatori i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama, i njohur gjithashtu si Ahok, u burgos për gati dy vjet për komentet që thuhej se kishin fyer Islamin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA