Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në territorin e Shqipërisë ka nisur, e bashkë me të edhe një sërë debatesh që kanë të bëjnë me vetë identifikimin etnik.
Qytetarët kanë nisur t’i nënshtrohen pyetësorit me 100 pyetje, ama ç’mendojnë ata për pikën më të nxehtë të këtij pyetësori, vetëdeklarimin e kombësisë
VOX POP
“Në kushtet tona duhej eliminuar që të mos krijoj më tepër hendekun e përçarjes”
“Duhet deklaruar po në bazë ligjore…”
“Si e do greku ashtu e shkruan ai. Do bëhet sallatë puna”
“Do sjellë disbalancë me realitetin sepse aty shohin interesin ata, por nuk është e ndershme.”
“Mund të ketë një rritje artificiale kundrejt joshjes, kishës apo pagesës apo që ju bëhet”
“Ka langaraq sa të duash, të mohoj unë kombësine time, si të them un tani jam grek!”
“Nuk e di unë s’do ta ndryshoja kurrë kombësinë”
Sipas një studimi që drejtori i arkivave, Ardit Bido ka bërë, në zonën e Himarës 14,5% e njerëzve ndihen dhe vetëquhen grek, dhe në Konsipol 13%, ama po tentohet një rritje artificiale përtej këtyre shifrave e cila nuk përputhet me realitetin. Po çfarë do të prodhonte ky vetdeklarim i rremë sipas tij.
“Në 2011 na ka ndodhur që në Konispol shqiptarë të atyshëm për efekt pensionesh qe fituan një vit më vonë u deklaruan grek duke tejkaluar 20%, kjo sepse prej vitit 2011 është hequr kombësia nga regjistri i gjendjes civile. Në Himarë dhe në Konispol tentohet që njerëz që ndihen shqiptarë përmes pashaportave, pensioneve, bursave, përmes kryetarit të bashkisë që do të kishte funksionin e vetë në rastin e Himarës, të bëjnë deklarim të rremë për të prodhuar një rezultat të rremë i cili nuk i përputhet me realitetin dhe që do të prodhonte pasoja shumë afatgjata në raportet shqiptaro- greke por një revoltë reale të qytetarëve të Saradës, Himarës dhe Konispolit që e dinë shumë mirë se si është ndarja aty.”- tha Ardit Bido.
Standartet ndërkombëtare përcaktojnë qartë që mbi çështje që krijojnë sensitivitet dhe ka papërshtatshmëri siç është rasti i etnisë në Shqipëri ku ekziston risku i vetdeklarimit të rremë në Himarë dhe në Konispol nuk duhet të përfshihen në census, nëse kjo ndodh ato duhet të jenë fakultative dhe me deklarim të lirë. Ky standart ndërkombëtar nuk është zbatuar.
Top Channel